Supërblindim i Tiranës për Presidentin turk Erdogan

Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan vjen nesër në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ai do të takohet me autoritetet më të larta në vendin tonë. Zbardhet agjenda, në të cilën është planifikuar fillimisht një takim me presidentin Bujar Nishani në orën 11:30. Në orën 13:40, pritet konferenca përbashkët mes dy presidentëve. Me kryeministrin Rama, Erdoan do të takohet në orën 14:00, ndërsa me kryeparlamentarin Ilir Meta takimi do të zhvillohet në orën 16:30. Takimi me liderin e opozitës është parashikuar në orën 18:30, ndërsa  nuk dihet nëse Erdogan do të vendosë gurin e themelit në Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë. Ai pritet të largohet nga Shqipëria në orën 22:30. Bien në sy masat e rrepta të sigurisë që janë ndërmarrë për vizitën e tij në Tiranë. Erdoan shoqërohet nga një delegacion rekord, plot 120 persona

SHKARKO APP