”Superkomisioni i PS për korrupsionin është dokument pa vlerë”, Dashamir Shehi: Nuk e mbështesim

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se nuk mbështet superkomisionin antikorrupsion të miratuar me votat e PS. Për të korrupsioni nuk mund të luftohet nga të korruptuarit.

“Nuk jemi dakord me këtë komision, prandaj edhe nuk e kemi votuar. Në gjykimin tim, pozicioni i opozitës ka qenë pozitiv që nuk mori pjesë. Ne e kemi konsideruar dokument të pavlerë që nuk lufton realisht korrupsionin, qeveria është aty dhe ka gjithë mjetet e nevojshme për ta luftuar.

Nuk ka si ta luftojë korrupsionin një institucion i ri, një komision special ad hoc i dominuar nga kjo qeveri e mazhorancë me kryetar nga kjo shumicë. Ky është një lloj teatri për t’i hedhur hi syve, është si ti vësh ujkut mëlçitë në qafë. Këto kanë qenë atje prej 11 vjetësh.

Kjo qeveri e kishte për detyrë të vinte para drejtësisë 4-5 funksionarë të vet. Ajo me iniciativën e vet nuk e ka bërë kurrë këtë punë. Tani në fund të mandatit sajohet një komisionin. Parlamenti i dha të gjitha shenjat e korruptimit sidomos muajt e fundit ka pasur dy pozicione që e bëjnë qesharake këtë lloj rezolute”.

SHKARKO APP