”Superpolitikani” që synon Këshillin Bashkiak të Tiranës? Meta i propozon Berishës emrin e vet
Këtë të mërkurë pas një takimi me Sali Berishën në selinë blu, Ilir Meta tha se i ka propozuar një emër për kreun e Këshillit Bashkiak të Tiranës për zgjedhjet lokale që mbahen më 14 Maj të vitit që vjen.
Sipas mediave ai emër është i vetë Ilir Metës. Pas daljes nga selia blu, Meta tha se është një superpolitikan që do e merrni vesh shumë shpejt, por mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për vetë atë.
“Nuk kam pasur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë dhe kudo tjetër, për arsye se ky është një proces që i takon primareve dhe do respektojmë çdo emër që del nga primaret.
I kam propozuar një emër zotit Berisha, për kryetar të Parlamentit të Tiranës, të cilin ai e priti me shumë kënaqësi. Të jini të sigurt, Parlamenti i ardhshëm i Tiranës do të jetë institucioni më i rëndësishëm deri në Parlamentin e ri të Shqipërisë. Do e merrni vesh shumë shpejt. Është super politikan”, theksoi ai.