Surpriza në natën e ndërrimit të viteve: Do të bjerë dëborë?
Harrojeni borën për 31 Dhjetor, pasi temperaturat më të ulëta u regjistruan këtë të mërkurë.
“Dita më e ftohtë e gjithë kësaj jave është dita e sotme. Kryeqyteti ka shënuar -1.4 gradë në mëngjes, maksimalja 10-11 gradë. Nesër pritet që të jemi në vlerat 2 gradë në mëngjes dhe maksimalja do të shkojë 13-14 gradë.”
“Kjo temperaturë do të vijojë me një rritje graduale nga dita në ditë, duke bërë që në datën 31 të mbetemi me temperatura 2-3 gradë mëngjesi, në Tiranë.”
Por kush do t’i shijojë reshjet e fundit të dëborës për këtë vit?
“Duke qenë se temperaturat janë negative mbeten reshjet e dëborës. Kryesisht është e gjithë juglindja, Pogradeci, Korça dhe Erseka. Edhe në këto zona nuk pritet të kemi reshje të reja, por është dëbora që ra mbrëmjen e së hënës dhe mëngjesin e së martës.”
Edhe viti 2019 pritet të nisë me mot të kthjellët dhe temperatura tipike të dimrit, shkruan Klan.
KOHA JONË SONDAZH

