Surprizat e motit/ Çfarë do të ndodhë sot pas orës 2?
Teksa temperaturat janë rritur me disa gradë dhe i ftohti nuk ndjehet edhe aq shumë, shiu na ka shoqëruar në pjesën më të madhe të ditës.
Reshjet do jenë prezente edhe në ditët në vazhdim. Meteorologët parashikojnë një ditë me temperatura normale për stinën.
Rreth mesditës pritet kthjellim dhe vranësira, për tu rikthyer tek reshjet sërish pas orës 14:00.
Era do të fryjë me një shpejtësi 13km/h, me temperatura që do të luhaten nga -2 në 14 gradë celsius, ndërsa kthjellimet do të rikthehen në orët e mbrëmjes për të vijuar me ditën e nesërme.
KOHA JONË SONDAZH

