Surprizon sërish moti, ja si do të jetë dita nesër

Sot vendi ishte me rreze të ngrohta dielli, por e nesërmja do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm me reshje shiu. Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që kanë përfshirë vendin tonë do të sjellin mot të paqëndrueshëm këtë të premte.

Reshjet nisin në orët e mëngjesit me intensitet të ulët në veri dhe përgjatë Ultësirës Perëndimore. Në mesditë pritet shtim intensiteti të tyre me rrebeshe të shpejta e stuhi në pjesën më të madhe të vendit, ndërkohë që në orët e pasdites në intervale të shkurtra kohore intensiteti i reshjeve do të jetë i lartë, lokalisht në Shkodër dhe Lezhë. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 700m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim 2-8m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës do të jetë intensive dhe në formën e Tufanit me shpejtësi 13-25m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4 ballë. Temperaturat në vlerat minimale do të jenë 6°C ndërsa vlerat maksimale nuk i kalojnë 25°C.

SHKARKO APP