Surrel, makina bie nga ura, dy të plagosur (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një makinë ka rënë nga ura e Surrelit. Burime për ‘News24’ dhe “Balkan Web” bënë me dije se dy persona që kanë qenë në makinë kanë mbetur të plagosur. Deri më tani nuk dihet identiteti i tyre.

Nga fotot e siguruara, shihet se makina është tip ‘Benz’, ndërsa ajo ka marrë dëmtime të mëdha. Deri më tani nuk dihen detaje rreth aksidentit në fjalë, ndërsa policia po heton.

Aktualisht dy të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?