Surroi për akuzat e Ramës: Kosova s’u vetëpërjashtua nga minishengeni, s’ka qenë pjesë e tij

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në replika me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe kreun e LDK-së Isa Mustafa, pas refuzimit që Kosova i bëri samitit të Ohrit.

Shefi i qeverisë shqiptare fajësoi Kosovën për vetëpërjashtim dhe vetëizolim nga kjo nismë.

Por politikani kosovar, Veton Surroi, i ftuar në RTV Ora ka tjetër këndvështrim për këtë çështje.

Kosova nuk është vetëpërjashtuar dhe as vetëizoluar.Kosova nuk ka qenë pjesë e kësaj iniciative dhe iniciativa si kjo duhet ta kenë pëlqimin dhe pjesëmarrjen e Kosovës. Kosova duhet të jetë pjesëmarrëse aktive, jo vetëm si mysafire por pjesëmarrëse e barabartë në këtë projekt rajonal. Si pjesë e kësaj duhet të jetë dhe përgatitja.Të fajësosh nuk i ndihmon as kësaj iniciative dhe as ndonjë iniciative tjetër që ndonjë prej aktorëve apo shteteve të Ballkanit Perëndimor të mos jetë kontribues i barabartë.

E ndërsa e gjithë ideja e minishengenit ballkanik dhe lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave po shihet si një rilindje e idesë së Titos, Surroi thotë se nuk ka as rilindje dhe as ide.

Surroi: Nuk ka as rilindje dhe as ide. Vetë emri minishengen është i gabuar sepse nuk ka të bëjë fare me shengenin në këtë rajon. Ajo që realisht pretendohet të arrihet është krijimi i një hapësire tëb tregtisë së lirë por me institucione të unionit doganor brenda dy vjetësh. Kjo do të thotë krijimin e institucioneve të përbashkëta mes Ballkanit Perëndimor dhe ky është një pozicion që i afrohet fantashkencës. Kemi të bëjmë me shtete që jo vetëm nuk kanë krijuar një afërsi, por edhe nuk e njohin njëra-tjetrën si rasti i Serbisë dhe Kosovës. Ideja se tregtia e lirë do të korrigjojë menjëherë të gjitha problemet është e gabuar. Kemi hapësirë të tregtisë së lirë em CEFTA-n po kjo nuk i ka tejkaluar problemet.

Kemi një problem tjetër, konkurencën mes tregtisë së lirë të mallrave dhe qarkullimit të lirë të kufomave.Janë 1653 kufoma të zhdukur nga lufta e Kosovës që nuk mund t’ju kthehen familjeve të tyre. Shtetet të cila nuk e kanë kryer arritjen e paqes dhe nënshkrimin e respektit të ndërsjelltë e kanë të vështirë të krijojnë hapësira të tjera”, tha Veton Surroi.

Surroi për akuzat e Ramës: Kosova s'u vetëpërjashtua nga minishengeni, s'ka qenë pjesë e tij

SHKARKO APP