Survejimi i Bashës? Deputetët e PD-së shkojnë në polici (FOTO)

Lulzim Basha ka mbledhur drejtuesit e PD-së dhe të grupit parlamentar. Kjo mbledhje është kërkuar pas lajmeve se Basha dhe familja e tij po survejohet nga policia.

Në takim marrin pjesë nënkryetarët e partisë, Spaho dhe Paloka, nënkryetarët e komisioneve të Ligjeve dhe Sigurisë, Alibeaj, Noka dhe deputetët Bylykbashi, Strazimiri dhe Salianji. Në takim është edhe sekretari përgjithshëm, Arben Ristani.

Pas një takimi në PD mes deputetëve të kësaj partie, nënkryetari Paloka, nënkryetari i Komisionit te Sigurisë Noka dhe kryetari i Komisionit ”Tahiri”, Alibeaj janë paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?