Survejimi i Bashës, ironi nga Ylli Dylgjeri: Ore a bën…

Nga Ylli Dylgjeri

Po të isha Kryetar i SHIK-ut…do shkruaja mbi shkresë:

Lexova këtë Raportin e Shërbimit të Policisë. Korrekt? Jo! ABSOLUTISHT. Pse vetëm punë, gjumë, e bukë bën Objekti? Po seks a bën Ai?  Ky duket si survejim në komunizëm!!! Atëherë i quanim këto punë vepra të turpshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë bëni kështu more çuna? Luli është gjithë ai mashkull. Jeta i ka të gjitha. Familjar është. Kështu, po më duket sikur keni përgjuar priftin  e Ortodokses! Merreni mbrapsht përgjimin. Plotësoheni me aktivitet jetësor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk bëhet kështu detyra! Ose keni fjetur gjumë dhe Ju, ose burimi është tharrë..! Nuk protokollohet. Prandaj duhet reformë e thellë në polici!!! Në fund, firma Y.D dt…..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?