Suzana Topi: Koncesionet e qeverisë “Rama” po kërcënojnë Përrenjasin
Deputetja e Suzana Topi ka denoncuar sot projektin e ndërtimit të dy hidrocentraleve në zonën e Përrenjasit. Në një postim në Facebook, Suzana Topi deklaron se lejet e projekteve janë pa miratimin e banorëve të zonës dhe pa asnjë studim mbi dëmet që sjell.
Postimi i plotë i deputetes Suzana Topi:
Të nderuar banorë të Bashkisë Prrenjas!
Energjitika/ KKT ka dhënë lejë për ndërtimin e HEC-ve “Lingajca 1 “dhe “Lingajca 2”
me vëndndodhje në lumin e Lingajcës dhe përroit të Pishkashit .
Prrenjasi në qëndër të konçesioneve tē Qeverisë Rama . Edhe në kushtet e karantinës babëzia nuk i ka penguar oligarkët për të filluar punimet për ndertimin e HEC-ve në zonen tonë ,për grumbullimin e ujrave dhe futjen e tyre ne tubacione .
Eshtë kërcënuar ekosistemi natyror , po penalizohen banorët e zonës të fshatrave Karkavec, Pishkash ,që të vetmin burim jetese kanë prodhimet bujqësore , duke nxjerë jashtë funksionit kanalin vaditës.
Të nderuar banorē!
A jeni informuar në dëgjesa publike ,dhe a është marrë mendimi juaj nga Kryetari i Bashkise Z. Nuredin në lidhje me ndërtimin e HEC-ve në burimet tona ujore ,para se këshilli bashkiak njëpartiak të japë pëlqimin për zaptimin e tokave tuaja per t’ju marrë frymen ,pēr t’ju shkatërruar mjedisin dhe lumenjte?
Ndërtimi i këtyre HEC-ve bie në kundërshtim me ligjin Nr 10431, datë 09.06.2011, Për Mbrojtjen e Mjedisit dhe përkatësisht nenin 13 të këtij ligji “Parimi i së drejtës për informim dhe i pjesëmarrjes së publikut,nenin 46 ”Informimi i publikut në lidhje me çështjet mjedisore dhe neni 47, “E drejta për të pasur informacion mjedisor “
Të gjithë së bashku duhet të reagojmë duke i thënë ndal këtyre investimeve që po zhvillohen në kushtet e paligjshmërisë ,dhe që krijojnë një dëm te jetës së komunitetit duke e varfëruar edhe më shumë.