Suzana Topi: Opozita e bashkuar do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit, do të sjellë ndryshimin e madh me një parlament pluralist
Deputetja Suzana Topi deklaron se Opozita e bashkuar do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit, ndryshimin e madh me një parlament pluralist ku deputeti të zgjidhet nga populli.
Duke folur për sesionin e ri parlamentar që nisi dje me seancën e parë, Topi thekson se vota e saj në atë parlament do të jetë gjithmonë pro interesave të shqiptarëve, ligjeve kushtetuese dhe kundër mafies të pushtetit.
Postimi i plotë i Topit në Facebook:
Të dashur miq!
Sot në orën 17 filloi seanca e parë e sesionit të ri parlamentar. Në sesionin e shkuar unē kam qënë zëri juaj por edhe një zë kritik ndaj qeverisë ,duke denoncuar çdo aferë korruptive.
Vota ime ka qënë pro interesave të shqiptarëve, ligjeve kushtetuese dhe kundër mafies të pushtetit.
Rilindja e varfëroi këtē vënd duke futur duart thellë në xhepat e shqiptarëve për ti lēnë “trashêgimi” brezave që vijnë ,borxhin e madh publik që
duhet të paguajnë për shkak të keqqeverisjes dhe vjedhjeve galopante të këtyre pushtetarëve që kanë të gjitha pushtetet.
Opozita e bashkuar do të jetë fituesja e zgjedhjeve të 25 prillit por edhe atyre vendore, duke sjellë ndryshimin e madh me një parlament pluralist ku deputeti të zgjidhet nga populli, për një Shqipëri demokratike që çdo shqiptar të ndërtojë të ardhmen në vëndin e tij dhe jo të iki nga ky vend.
Ju falenderoj për mbeshtetjen tuaj!