Suzana Topi: Zoti Rama ka ardhur koha për të hequr maskën dhe te mos fshihesh më mbas listave

Nga Suzana Topi:

Tani topi ështē në fushën e Ramës dhe të opozites parlamentare që dëshiron listat e hapura 100%.

Opozita e bashkuar propozoi në këshillin politik hapjen e listave 100% ku vullneti i popullit do të zgjedhë deputetin për ta përfaqësuar ,duke mos prishur koalicionet dhe formulen e shpërndarjes së mandateve.

Eshtë radha e opozitës parlamentare të tregoje dashurinë e madhe që ka për hapjen e listave, dhe ka shancin për ti treguar Shqiptarëve që nuk janë paterice e pushtetit të Ramës dhe se janë të gatshëm për të mbrojtur kauzën e kaherëshme por duke mos prekur koaluconet dhe formulen sepse kjo i intereson vetem Rames ,referuar edhe nje reagimi të dhene nga Z Murizi.

Nëse ju votoni ndryshimet Kushtetuese për hapjen e pjesëshme të listave athere kjo tregon që ju jeni të kapur me favore të pushtetit dhe po përdoreni nga ata.

Ky do tē jetë turpi juaj!

Z. Rama ka ardhur koha për të hequr maskën dhe te mos fshihesh me mbas listave,tani trego fytyrën e vërtetë para Shqiptarëve!

SHKARKO APP