S’vajti në festën e PS-së, ja ku po pushon Fatos Nano
Ata duket se nuk i ndahen Greqisë për pushime.
Ndërsa vjet kishin zgjedhur ishullin jonian, Qefalonia, këtë vit “ICONstyle” zbuloi se ish-kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana sivjet kanë zgjedhur për pushime ishullin Zakynthos.
Ndërkohë që ish-kreu i Partisë Socialiste mungoi në festën e realizuar pak ditë më parë në kuadër të 25- vjetorit të themelimit të saj, ai është “kapur” në ishullin grek me Xhoanën.
Në foto, të dy duken të fokusuar pas telefonave, ndërsa shfaqen të veshur “casual”, si për pushime.


