Sylvinho për ”Koha Jonë”: Nesër ndaj Çekisë do të jetë më ndryshe nga viti i kaluar
Trajneri Silvinjo dhe qendërmbrojtësi Arlind Ajeti dolën mbrëmjen e sotme në konferencën zyrtare për media në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45.
Trajneri Silvinjo tha se nëse skuadra jep 100% në fushë, mund të marrë rezultatin pozitiv. Tekniku brazilian i pyetur nga gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika sesi e sheh Çekinë këtë herë, tha se nesër do të jetë ndryshe.
Si e shikoni Çekinë në krahasim me edicionin e kaluar?
Trajneri Silvinjo: Eshtë ndeshje ndryshe nga ajo e edicionit të kaluar. E tha edhe Ajeti që çdo ndeshje është ndryshe nga tjetra. Pak kohë më parë humbëm në Pragë. Është ndryshe ndeshja e nesërme. Mua më duket se janë ndeshje që vlerësohen detajet.
Duhet kujdes në çdo moment për të bërë një ndeshje të bukur, një nivel përqendrimi të lartë, kërkon anën fizike, taktike, por të kërkon më shumë në nivel përqendrimi.
Kemi luajtur 3 ndeshje me ta, praktikisht është një derbi, por nuk ka lidhje, nesër është ndryshe. Do të shkojmë fort në fushë dhe të provojmë gjithçka, do të japim 100%.’- tha trajneri i Kombetares.