“Symbyllur” para parcelave me kanabis, arrestohet kryeplaku i një fshati në Tiranë
Operacioni anti-kanabis është shtrirë sot në disa qytetet të vendit si në Shkodër, Kurbin e Berat, por parcela me lëndë janë zbuluar edhe në periferi të Tiranës.
Sot në Tiranë u arrestua në flagrancë shtetasi Agim Shera, 42- vjeç, kryetar i fshatit Qenam, komuna Zallherr, pasi dyshohet se ka pasur dijeni dhe ka lejuar kultivimin e bimëve të kanabisit.
Një ditë më parë në fshatin Qenam, Tiranë, buzë liqenit u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 43 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimi i detyrës
Efektivët e Policisë së Berat në vijim të operacionit antikanabis të koduar “Start 2015″, ku kanë asgjësuar 2700 bimë narkotike të dyshuara si Canabis Sativa. Bimët ishin të larta nga 15-30 cm.
Kultivimi i bimëve narkotike u bë në vendin e quajtur Musharec, në fshatin Osmëzezë, komuna Sinjë, ku u arrestua në flagrancë 33- vjeçari Detjon Aliraj, banues ne Vlorë.
Ndërsa u shpall në kërkim shtetasi me inicialet K.B, 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin jenë autorë të kultivimit të bimëve narkotike.
Në Shkodër u bë i mundur asgjësimi i 287 bimë narkotike pasditen e së enjtës në fshatin Mazrek, të komunës Guri i Zi në Shkodër, në vendin e quajtur “Tek varrezat Mbishkallë”.
Po në orët e pasdites së të enjtes, 14 maj në Kurbin janë asgjësuar 439 rrënjë bimë narkotike, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë.
KOHA JONË SONDAZH

