“Ta jap për 1 mijë euro”, pazari që i kushtoi prangat 54-vjeçares shqiptare në Itali

Pazari për kthimin e maces që tha se e kishte gjetur në rrugë i ka kushtuar prangat një gruaje shqiptare në Itali.

Mediat fqinje raportojnë se shqiptarja 54 vjecare, emri i të cilës nuk është bërë i ditur është arrestuar, pas denoncimit të bërë nga një rumune, banuese në Itali.

Asaj i kishte humbur macja dhe kishte vënë njoftime kudo nëpër zonë, madje edhe në rrjetet sociale për ndihmë, duke lënë edhe numrat e vet të kontaktit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptarja e kishte gjetur macen dhe e ka kontaktuar atë në Whatsapp, duke i thënë se ia jepte macen në këmbim të 1 mijë eurove.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas shumë mesazhesh mes tyre, kanë rënë dakord për një shumë prej 300 eurosh. Por ndërkohë pronarja e kishte bërë denoncimin, dhe në momentin e këmbimit policia i ka vënë prangat shqiptares.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?