Tabaku: 20 mijë shqiptarë janë skllevër modernë

Në Seminarin Ndërkombëtar për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u fokusua në shifrat e raporteve ndërkombëtare, ku tha se janë 20 mijë shqiptarëve të cilët sot quhen skllevër modernë.

”World Global Survey Modern Day Slavery report (Raporti Global i Ditës Botërore të Skllavërisë), thotë se janë 20 mijë shqiptarë që sot quhen skllevër modernë. 20 mijë nuk është një shifër e vogël. 20 mijë është një shifër e konsiderueshme për popullsinë që ka Shqipëria”, tha Tabaku.

Tabaku shtoi se këto fakte dalin kur Shqipëria kërkon të jetë vend anëtar i BE-së, dhe ballafaqohet me kërkesat për azil, trafikun e qënieve njerëzore dhe mungesën e vullnetit politik për ta parë seriozisht këtë fenomen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?