Tabaku-Alimehmeti i dhuruan PD-së 3 mandate, por veç njëri prej tyre bëhet deputet

Tani që zgjedhjet dhe votimi pothuajse po finalizohet, është kohë për analiza. Ata që luftuan më shumë, janë kandidatët në listën e hapur. Dy prej tyre, kanë marrë vota masive. Votat e grumbulluara nga Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti i siguruan Koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike, 3 mandate në zgjedhjet e 11 majit.

Por vetëm njëri prej tyre do të mund të hyjë në Parlament. Nga 13 deputetë që opozita arriti të sigurojë, 12 janë në listën e mbyllur. Në vendin e 13-të është Jorida Tabaku, ndërsa Alimehmeti që e pason mbetet jashtë.

Tabaku me mbi 20 mijë vota dhe Alimehmeti me pak më pak se 18 mijë, morën gati 25 përqind të totalit të mbështetjes që opozita arriti të sigurojë në kryeqytet. Mbi 38 mijë votat e tyre janë gati sa çkanë grumbulluar 22 kandidatët e tjerë (nga 37 në total) të renditur nga fundi I listës së hapur. Ndërsa 13 kandidatët e tjerë, grumbulluan gjysmën e mbetur të votave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në listën e sigurt, PD i dha 1 të tretën ose 4 mandate aleatëve, 2 Partisë së Lirisë, një Partisë Republikane dhe një PDIU-së. Të treja këto forca, përmes përfaqësuesve të tyre në listat e hapura, nuk arritën as në 14 mijë vota (mbi 4 mijë vota më pak se Alimehmeti, dhe mbi 6 mijë vota më pak se Tabaku).

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?