Tabaku: Biznesi në faliment, krimi mban në këmbë qeverinë

Me tone të forta ka reaguar nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku, sot në mbledhjen e komisionit të Ekonomisë, teksa ka analizuar situatën me euron në vend dhe ka kërkuar nga qeveria “të marrë përgjegjësi për këtë çështje dhe të zgjidhë urgjent situatën”.

Tabaku theksoi se në sektorin e ndërtimit dhe turizmit po ndodh një situatë e çuditshme investimesh, e cila nuk po justifikohet as nga Banka e Shqipërisë, as nga INSTAT dhe as nga shifrat e publikuara nga të gjitha institucionet e tjera ndërkombëtare.

“Citoj raportin e DASH e cila thotë se, qeveria duhet të konsiderojë këmbanë alarmi që sektorë si ndërtimi dhe turizmi janë duke pastruar paratë”, tha Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetja demokrate duke analizuar shkaktarët e rënies së vlerës së Euros theksoi se Qeveria duhet të marrë përgjegjësi për këtë çështje dhe të zgjidhë urgjent situatën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke dokumentuar këtë mospërputhje të investimeve në ndërtim dhe të ardhurave të shqiptarëve, Tabaku vuri në dukje se rënia e vlerës së Euros në Shqipëri, është një shqetësim real, për qytetarët të cilët janë të parët që preken drejtpërdrejt nga ky zhvlerësim.

Duke iu referuar ekonomisë së Shqipërisë, ajo iu drejtua mazhorancës në Komision me pyetjen, se përse 5 mijë e 800 biznese janë mbyllur vetëm 5 muajt e parë të vitit.
“Përgjigjia e këtyre pyetjeve është paraja e drogës, si garancia e vetme e qeverisë për të mbajtur në këmbë krimin”, tha deputetja e PD Jorida Tabaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?