Tabaku: Buxheti i vitit 2022 gënjen për shifrën reale të borxhit

Në buxhetin e vitit 2022 qeveria parashikon rritje të pagave në sistemin e shëndetësisë, arsim, polici por dhe për punonjësit e institucioneve të vuajtjes së dënimit. Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se PS-ja nuk ka asnjë politikë të qartë se ku do të shkohet, se cilat janë nevojat reale të ekonomisë.

”Ka vetëm disa masa sporadike të cilat duket sikur janë bërë në panik e sipër dhe nuk tregojnë një vizion dhe strategji në një vit shumë të vështirë, ku nga ana tjetër jemi dhe në pragun e një krize energjitike.

Kemi një buxhet i cili është totalisht jashtë realitetit, nuk e njeh borxhin publik, është një gënjeshtër në premtimet që ka dhe ka një inflacion të jashtëzakonshëm premtimesh pa asnjë bazë. Nuk duket sikur është bërë nga ekonomistë, por është bërë nga njerëz që s’kanë lidhje me financat publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një buxhet që formalizon borxhin në pothuajse 100% dhe gënjen për shifrën reale të borxhit duke fshehur të dhëna që kanë lidhje me detyrimet e prapambetura. Është një buxhet i cili nuk është në shërbim të qytetarëve, nuk mbështet sektorë prioritarë dhe nuk kuptohet se kujt i jep një mbështetje reale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?