Tabaku: Denonconi kërcënimet dhe shantazhet

Nga Jorida Tabaku

Prisja një hetim apo procedim penal në lidhje me kryetaren e Bashkisë Roskovec e cila përdor pushtetin e saj për të kërcënuar personat me aftësi të kufizuar me bukën e gojës për të mbushur kutitë e votimit.

Sigurisht që prisja që Prokuroria e cila duhet të mbrojë interesin e përgjithshëm të niste procedimet dhe hetimet për ministrat, deputetët, kryetarin e Komisionit të Ligjeve të cilët janë kapur në përgjimet e Prokurorisë duke blerë vota, bashkëpunuar me krimin e organizuar si dhe mafiozë. Por duket se ne presim zonjën Marku të bëjë detyrën më minimale përballë kaq padrejtësive që po na shohin sytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për kundruall kësaj, Prokuroria angazhohet të trajtojë si keqbërës, kriminelë dhe fajtorë qytetarët e thjeshtë që angazhohen të thonë me zërin lart se këto zgjedhje janë fasadë për të justifikuar diktaturën. Prokuroria njësoj si hetuesia e dikurshme e Enver Hoxhës nis procedime penale me propozimin e qeverisë dhe kryeministrit duke u kthyer në keqbërëse. Prokuroria sot është gardiani që ndalon së thëni të vërtetën, xhandari që godet padrejtësisht qytetarin që e thotë të vërtetën, hetuesi që kërcënon individin që i thotë të vërtetën tiranit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk do të tutemi përballë këtij krimi. Demokracia është guxim dhe kurajo. Forca e qytetareve është te bashkimi dhe guximi, përballë kësaj force Edi Rama e sheh shpresën dhe shpëtimin tek dhuna, pasi ajo është e vetmja rrugë që e shpëton pushtetin e tij të korruptuar dhe të inkriminuar. Aleatët e tij janë të njëjtët kriminelë që vazhdojnë të kërcënojnë haptazi qytetarët.

Denonconi kërcënimet dhe shantazhet që do të skllavërojnë të ardhmen tonë! Refuzoni kriminelet dhe drejtorët e kriminalizuar në shantazhet e tyre.

Të nderuar qytetarë, të luftojmë për të mbrojtur lirinë e fituar, të guxojmë për të qëndruar përballë krimit të instaluar në shtet.

Dhuna është mjeri i të dobëtit dhe të humburit. Bashkimi, qëndresa dhe rezistenca janë forca jonë. Drejtësia vonon por nuk harron dhe nuk do të harrojë as ata që bashkëpunojnë me krimin dhe instalimin e diktaturës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?