Tabaku: Ilir Beqja nga 63.160 lekë fitim në 2013 arrin në 42.783.998 lekë fitim neto në 2015

 

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se, nderkohe që shëndetësia është për faqe të zezë, Ministri i Shëndetësisë vazhdon i qetë nga zyra e tij të fitojë tendera nën emrin e kompanisë që deri më 9 shtator 2013 e kishte edhe me letra të vetën.

Tabaku gjate deklarates
“Shumë biznese po mbyllen nga taksat e larta e arbitrariteti i qeverisë, por ka disa biznese që lulëzojnë si rasti i kompanisë Intech+. Një kompani modeste e cila përpara vitit 2013 deklaronte shitje në vlerën 63.160.011 dhe Fitim Neto 8.892.074 lekë, dy vjet pasi themeluesi i saj, Ilir Beqa ka marrë postin e ministrit, ajo është shumëfishuar, ka arritur vlerën e shitjes në 160.760.830 lekë duke rritur Fitimin Neto në 42.783.998 lekë”- tha ajo.

Sipas saj, qëkurse ministri i shëndetësisë, z. Beqja, ka hyrë në zyrë, kompania e tij ka rritur fitimin me gati 100 milion lekë të reja ose 2.5 herë më shumë dhe ka sjellë një 5-fishim të fitimit neto të deklaruar.

Ajo ka publikuar per mediat pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve të deklaruara nga kjo kompani që tregojnë këto shifra marramendëse.

“Në vitin e dytë të qeverisjes, shqiptarët janë të zhgënjyer nga premtimi i pambajtur për shëndetësi falas, por Beqja i Edi Ramës është i lumtur pasi Intech+ po merr para pa fund nga shteti nga institucionet, nga çdo zyrë e publike. Në 8 muajt e parë të vitit 2015 kompania që themeloi ai, rezulton të ketë kontraktuar e vetme kontrata shtetërore në vlerë 211.273.980 lekë ose gati 4 herë me shume se e gjithë volumi i vitit 2013”- tha ajo.

Tabaku thekoi me tej se ministri Intech +, ka siguruar deri më tani 14 tendera në mënyrë të drejtpërdrejtë vetëm për vitin 2015 në vlerën e 795.320.911 Lekëve ose rreth 7 milionë euro.

Sipas saj, në 22 muaj janë plot 28 tendera që kjo kompani ka fituar e shumë prej tyre janë me prokurim të drejtpërdrejtë, pa zhvilluar as një proces tenderi, pa garë, por me urdhër, me porosi për kompaninë Intech+.

‘A mundet që një kompani modeste të fitojë kaq shumë para nëse ish-aksioneri i saj kryesor nuk do ishte bërë ministër i shëndetësisë? A mundet që një kompani me një numër modest punonjësish të fitojë minimalisht për vitin 2015 dy tendera me shuma mbi 100 mln lekë? Përkatësisht 181 mln lekë (siç është rasti i AKSHI) apo edhe e 149 mln lekë (siç është rasti i OSHEE), Ministria e Financave, Insituti i Sigurimeve Shoqërore, ZRPP, etj”- tha ajo..

Ministri Beqaj: Balta mbi mua nuk ndal reformën në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i është përgjigjur Partisë Demokratike lidhur me përfitimet e një kompanie që ministri ka qënë themelues. Në një dalje për mediat, Beqaj tha se ka shkëputur marrëdhëniet me kompaninë që ka themeluar që në shtator të 2013. Por tha ai, balta që po hidhet “drejt meje, nuk do ta ndryshojë drejtimin e duhur të reformës në shëndetësi”. “Sot po vendosim baza të reja për shërbimin kombëtar shëndetësor. Po dua të siguroj të gjithë sot se balta qe vjen drejt meje, prej kohësh tanimë si reagim për interesa të shkelura, nuk do ta ndryshojë dot drejtimin e duhur të reformës në shëndetësi që do të vazhdojë. Reforma do vazhdojë si kusht i domosdoshëm. Është e vërtetë që kam qënë themelues, bashkëaksioner dhe i përfshirë në aktivitetin e kompanisë deri në shtator 2013, dhe ashtu siç është e vërtetë që ditën që u bëra ministër kisha hequr dorë nga aksionet e mia që nuk ia kam falur ndonjë të afërmi, po ia kam shitur mes një kontrate të rregullt bashkëthemeluesit të kompanisë. Këtë shpjegim nuk e kisha detyrim ndaj PD-së e aq më shumë ndaj atyre që hedhin gurin dhe fshehin dorën e hakmarrjes për shkak të disa politikave të qeverisë që prekin interesat e tyre private dhe aspak të ligjshme. Kisha detyrën ta bëja para publikut”, deklaroi ministri i Shëndetësisë. 

Madje ai tha se kompania e themeluar prej tij ka patur vitet më të mira në kohën e qeverisjes së demokratëve. “Sot po vendosim baza të reja për shërbimin kombëtar shëndetësor. Po dua të siguroj të gjithë sot se balta qe vjen drejt meje, prej kohësh tanimë si reagim për interesa të shkelura, nuk do ta ndryshojë dot drejtimin e duhur të reformës në shëndetësi që do të vazhdojë. Reforma do vazhdojë si kusht i domosdoshëm. Është e vërtetë që kam qënë themelues, bashkëaksioner dhe i përfshirë në aktivitetin e kompanisë deri në shtator 2013, dhe ashtu siç është e vërtetë që ditën që u bëra ministër kisha hequr dorë nga aksionet e mia që nuk ia kam falur ndonjë të afërmi, po ia kam shitur mes një kontrate të rregullt bashkëthemeluesit të kompanisë. Këtë shpjegim nuk e kisha detyrim ndaj PD-së e aq më shumë ndaj atyre që hedhin gurin dhe fshehin dorën e hakmarrjes për shkak të disa politikave të qeverisë që prekin interesat e tyre private dhe aspak të ligjshme. Kisha detyrën ta bëja para publikut”, deklaroi ministri i Shëndetësisë. 


Madje ai tha se kompania e themeluar prej tij ka patur vitet më të mira në kohën e qeverisjes së demokratëve. 

SHKARKO APP