Tabaku: Mbi 80 mijë biznese të vogla asnjë përfitim nga ndihmat

Mbi 80 mijë biznese nuk do të kenë mundësi të përfitojnë nga paketa e qeverisë pasi pjesës më të madhe të tyre iu është kthyer përgjigje negative. Kështu deklaron ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila me anë të një deklarate thekson se qeveria po ushtron diskriminim në këtë kohë pandemie.

“Plani ekonomik për biznesin e vogël është 18 milionë euro i rezervuar për 30 mijë biznese. Kushdo e ka të qartë që ky diskriminim do të ndodhte, ne si opozitë kemi ngritur këtë shqetësim që në ditën e parë. Fatkeqësisht askush nuk na dëgjoi. Sot situata është më e trishtë, janë mbi 80 mijë biznese të vogla që nuk do të mund të marrin asgjë nga buxheti qeverisë. Me shumën e disbursuar deri më tani qeveria ka kompensuar 5% të Bizneseve të vogla në total dhe gati 9% të të vetëpunësuarve të këtyre bizneseve”, shkruan Tabaku.

Ish-deputetja në reagimin e saj nëpërmjet rrjeteve sociale jep dhe argumente se si iu janë refuzuar kërkesat dy bizneseve të mbyllura me vendim qeverie (njëra taksi dhe tjetra biznes i mbyllur shpk) që u refuzohet dhënia e ndihmës ekonomike nga buxheti COVID-19.

SHKARKO APP