Tabaku me fasonët: Biznesi paguan 25 milionë euro shtesë vetëm nga rritja e pagës minimale nga Rama
Biznesi fason e ka kuptuar që rritja e pagës minimale nuk është rritje reale e pagës dhe nuk ka asnjë efekt pozitiv, as për punonjësit e as për sipërmarrësit. Në një takim me ish–deputeten Jorida Tabaku përfaqësues të fasonerive thanë se, që rritja e pagës minimale të jetë efektive, duhet rritur edhe fasha e taksimit.
Jorida: Kush janë shqetësimet për ty si një zonjë në sipërmarrje?
Qytetarja: Jorida, ne atë që kemi ngritur gjithmonë, ne i ngritëm dhe kësaj rradhe me rritjen e pagës minimale. Një nga shqetësimet ishte, vërtetë nëse duam të rrisim pagën dhe të rrisim një standart jetese, që mbase momenti nuk është i duhuri, por nëse duam të bëjmë një gjë të tillë, ju thuhet që duhet të rritim edhe fashën e taksimit.
Jorida: Mbrojtjen.
Q: Pra, të mos jetë më poshtë të 30-tës. Edhe mbrojtjen. Sepse një rritje e tillë, në momentin që rritet, krahas saj rritet edhe sigurimi dhe taksa gjithmonë është në rritje, do të thotë që ata nuk e ndiejnë këtë rritje dhe në këtë rast është duke u rënduar dhe punonjësi dhe punëdhënësi.
J: Ne diskutuam bashkë atëhere për dy gjëra që ti i kishe shqetësim, paga minimale. Po, është e vërtetë, qeveria e rriti dhe ne kemi propozuar që ta rrisim. Por ku ndryshon propozimi? Paga minimale nuk rritet me VKM. Pagën minimale e rrit tregu. Nëqoftëse rritet me VKM, atëhere ti duhet të sigurosh një mbrojtje për punëdhënësin dhe për punëmarrësin. Sepse tashmë biznesi paguan 25 milionë euro shtesë vetëm nga rritja e pagës minimale dhe kjo është totalisht një politikë e pamenduar. Sepse njerëzit dhe qytetarët thonë, rriti pagat qeveria dhe nuk e kuptojnë konceptin e rritjes së pagës minimale që ka më shumë detyrime shtesë. Sado që të jetë paga minimale, ajo duhet të jetë e përjashtuar.
Një tjetër shqetësim kryesor për këtë industri është likuiditeti. Tabaku tha se për këtë qëllim, me qeverinë e PD rumbursimi i TVSH do të jetë automatik.
J: Nuk keni likuiditet, sepse mallrat që hyjnë, importi, eksporti tek juve kanë një fitim aq të ulët kosto për njësi, saqë juve nuk ju del që ta mbuloni. Ndoshta mund ta kesh dëgjuar shumë herë, por rimbursimi automatik i TVSH-së, do të jetë primare. Kur e bën Kosova, pse mos ta bëjmë neve.
Fasonët shpresojnë te taksa e sheshtë, me qëllim që kjo industri të ringjallet.
Qytetarja: Taksën e sheshtë që keni ju, ne kemi pasur një performancë pozitive, sepse taksa e sheshtë do ishte një hov që do t’i sillte… siç e dha rastin kur ka qënë taksa e sheshtë. I dha një hov në ekonomi dhe në këtë rast taksa e sheshtë do të ishtë një…
Ish –deputetja Tabaku, e cila do të garojë në Tiranë si e dyta në listë, tha se shteti mbahet nga biznesi dhe taksapaguesit. Për këtë arsye ajo tha se politikat që do të vendosë qeveria e Partisë Demokratike, do të jenë të bazuara në nevojat që ka biznesi.