Tabaku: Një kryeministër që nuk i intereson populli i vet sillet si Rama
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka vijuar takimet me qytetarët që punojnë ndershëm, të cilët janë prekur drejtë për drejtë nga qeveria Rama.
‘Qytetarët kanë derdhur kursimet e jetës për t’i investuar për familjet e tyre dhe Rama ua ka humbur ato. I ka detyruar të falimentojnë pa pyetur se ç’bëhet me jetën e tyre’, shkruan Tabaku në Facebook.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut:
Vetëm një kryeministër që nuk i intereson populli i vet sillet si Rama.
Shihni se si qytetarë kanë derdhur kursimet e jetës për t’i investuar për familjet e tyre dhe Rama ua ka humbur ato. I ka detyruar të falimentojnë pa pyetur se ç’bëhet me jetën e tyre.
Janë qytetarë që kanë vendosur të punojnë me djersë e ndershmëri të gjithë ata që ai ka çuar në zgrip të humnerës.
Shqipëria nën drejtimin e tij ka 8 vite në vendnumëro. Tirana nën drejtimin e Veliaj ka 6 vite e sakatuar nga betoni që ngrihet me para të dyshimta.
Në 25 prill qytetarët duhet t’i lajnë duart me Ramën dhe kukullën e tij në Tiranë. Pa ata fiton Shqipëria! I gjithë kombi e kërkon këtë ndryshim dhe askush nuk mund ta ndalë.
#ShqiperiaFiton