Tabaku nxjerr zbuluar Veliajn: Gënjeshtar dhe manipulator! Asnjë shkollë në Tiranë nuk do të ndërtohet nga BE. Askush nuk po punon te “Samiu”

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tregon pamjet e skenës së krimit që po ndodh tek shkolla “Sami Frashëri” në Tiranë.

Tabaku rrëzon alibinë e kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe “gënjeshtarëve” që e shoqëruan  sot para kamerave të cilët, siç thotë Tabaku, thanë që shkolla “Sami Frashërit” do ndërtohet me fondet e BE, por siç vërtetohet nga dokumenti i vetë BE-së asnjë shkollë në Tiranë nuk do të ndërtohet nga këto fonde.

Denoncimi i Tabakut

Kjo është pamja e vendit të krimit ku u shemb shkolla “Sami Frashëri” pa projekt dhe pa plan. Sot, pasi ne dëshmuam të vërtetën se nuk ka nisur asnjë punim mbërriti teatri me regji qendrore me gjoja punëtorë që nisin punimet, me aktorët e qeverisë dhe padyshim manipulatorin Veliaj. Por fotot tregojnë qartë se nuk po bëhet asnjë gram punë.

E gjithë skena e sotme me regjinë e Veliajt ishte në shërbim të manipulimit publik dhe gënjeshtrës në përpjekje të dështuar për t’i mbushur mendjen qytetareve se këtu po punohet.

Fakt mbetet që shkolla “Sami Frashëri” u shemb në mes pandemie pa projekt, dokumentet e tenderit ende nuk janë shpallur (askush s’e di kur është zhvilluar dhe kush ka fituar).

Gënjeshtarët e sotëm thanë që shkolla “Sami Frashëri” do ndërtohet me fondet e BE-së. Por siç vërtetohet nga dokumenti i vetë BE-së, asnjë shkollë në Tiranë nuk do të ndërtohet nga këto fonde. Mirëpo trupa teatrale e manipulatorëve dhe mashtruesve këmbëngulin të kundërtën. Duan të gënjejnë edhe për diçka fare lehtë të vërtetueshme.

Kjo bandë manipulatorësh besojnë se shqiptarët janë të verbër dhe të pazotë të dallojnë gënjeshtrën nga të vërtetat. Janë fatkeq dhe të këqij. E vërteta nuk mund të fshihet me letra të ngjitura mureve të shkollës, sado të lodhen stafi propagandës dhe skenaristët e gënjeshtrave.

Faktet janë gjithmonë më të forta se çdo formë propagande. Ne do të jemi aty për të treguar të vërtetën, për të dëshmuar gënjeshtrat dhe abuzimet me rindërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” dhe shumë shpejt për të drejtuar Shqipërinë drejt normalitetit, punësimit dhe zhvillimit të ekonomisë.

SHKARKO APP