Tabaku takon bizneset e vogla: Rama, Veliaj dështimi më i madh në 30 vite demokraci

Ish-deputetja e PD-së dhe një nga ekspertet e planit të selisë blu për ekonominë, Jorida Tabaku zhvilloi disa takime në biznese të ndryshme pranë shkollës së Baletit, ku u njoh nga afër me shqetësimet e shitësve në këtë zonë të cilën vunë në dukje problemet me taksat, mungesën e konsumit dhe gjithashtu situatën problematike që po kalojnë familjet e tyre si pasojë e rënies së të ardhurave.

Sipas Tabakut, ka ardhur koha që qytetarët të dënojnë me votë Edi Ramën dhe Erion Veliajn të cilët kanë larguar shqiptarët nga vendi dhe punojnë vetëm për 5 persona.

“Edi Rama dhe Erion Veliaj janë dështimi më i madh i 30 viteve të demokracisë. Kanë rritur taksat, kanë shkatërruar ekonominë, kanë larguar shqiptarët nga vendi. E kanë bërë Shqipërinë pronë të 5 vetave. Ne duam që në qendër të ekonomisë sonë të jetë biznesi familjar, të jenë njerëzit e ndershëm që punojnë”, tha Tabaku.

Nga ana tjetër, ish-deputetja sqaroi se plani i PD-së ka në qendër biznesin familjar, biznesin e vogël dhe biznesin e ndershëm.

SHKARKO APP