Tabaku: Të anullohet çdo transaksion i panevojshëm deri në kalimin e krizës
Në një postim në Facebook ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u sporeh se 17 ditë pas shpërthimit të epidemisë, nuk ka VKM të publikuar me kategoritë përfituese dhe se askush nuk e di se kush janë kriteret për përfitimin e ndihmave qeveritare. Amulli dhe mungesë transparence.
“Shteti ka detyrimin që në këtë moment të vështirë të jetë pranë të pamundurve, t’u sigurojë atyre minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer. Qeveria duhet të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Ky është detyrim i saj ligjor dhe jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës”, shprehet Tabaku.
Sipas Tabakut paratë e taksapaguesve duhen vënë menjëherë në shërbim të qytetarëve dhe duhet anulluar çdo transaksion tjetër deri në kalimin e kësaj situate.