Tabaku uron 32-vjetorin e PD-së: Jemi forca politike që përfaqëson dëshirat e shqiptarëve!
Jorida Tabaku, deputetja e PD-së ka uruar 32-vjetorin e PD-së.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Tabaku shkruan se Partia Demokratike ka qenë zgjedhja e saj që 16 vjeç kur për herë të parë mori pjesë në forumet e saj.
Ajo shprehet krenare që sot është pjesë e kësaj force politike.
“Ky 32 vjetor nuk e gjen PD në situatën më të mirë, por unë besoj se nuk ka asnjë forcë tjetër politike që përfaqëson më së miri shpresat, aspiratat dhe dëshirat e shqiptarëve!
Do t’ia dalim!
Gëzuar PD. Në 1992 njerëzit kishin përballë një byro politike që donte riciklimin e saj kurse ti ishe shpresa dhe pranvera e këtij vendi. Sot je ende shpresa për këdo që do ndryshimin!”, shkruan Tabaku në rrjete sociale.
KOHA JONË SONDAZH

