Tabaku viziton bizneset: Ulja e taksave e shpëton vendin

Jorida Tabaku, ish-deputet e PD, ka theksuar sot se ulja e taksave do të shpëtojë vendin nga rënia e konsumit, varfërimi dhe zhdukja e sipërmarrjes.

“Vizita pranë bizneseve të Rrugës së Kavajës ishte sot një tjetër dëshmi e gjendjes së mjeruar të sipërmarrjes në vend,” shkruan Tabaku në FB.

“Në çdo biznes që u futëm për të biseduar, dëgjuam pesimizmin e tregtarëve. Konsumi ka rënë, taksat dhe tarifat kanë shteruar burimin e të ardhruave, tatimorët qarkullojnë biznes më biznes për t’u marrë edhe çfarë u ka mbetur.

Nëse kjo është situata në arteriet kyç të Tiranës ajo çfarë ndodh në periferinë e varfëruar dhe të harruar është edhe më errët. Shqipëria po shndërrohet ngadalë në moçal sa i takon bizneseve.

Ulja e taksave do të shpëtojë vendin nga rënia e konsumit, varfërimi dhe zhdukja e sipërmarrjes. Beteja për fiskalizimin është gjoba e fundit me kosto 1000 euro në kurriz të sipërmarrjes për interes të klientelës. Njësoj si PPP-të që po u marrni dhe gramin e fundit të të ardhurave shqiptarëve”.

SHKARKO APP