Tabela/ Pagat e reja për punonjësit e Policisë së Shtetit që pas 1 korrikut

Nga 1 korriku do të aplikohet rritja e pagave për punonjësit e policisë, bazuar në gradat që ato kanë. Ata që janë me gradat Inspektor, Inspektor i Dytë dhe Inspektor i Parë do të kenë një rritje nga 30 në 34%.

Rritja më e vogël në përqindje, krahasuar me pagën që kanë, është për zyrtarët e Policisë me gradat Drejtues dhe Kryekomisar, që respektivisht do të përfitojnë 23 dhe 24% më shumë se pagat aktuale.

Për punonjësit e Policisë së Shtetit me gradat madhore Drejtues i Parë, Drejtues i Lartë dhe Drejtues Madhor, rritja në përqindje varion nga 31 në 36%. Punonjësit e Policisë me gradën inspektor do të përfitojnë një rritje page prej 19775 lekë në muaj, ndërsa ata me gradën nënkomisar një rritje prej 21275 lekë në muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?