Tabelat për burrat dhe gratë/ ISSH: Vitet dhe mosha për daljen në pension. Kushtet e përfitimit dhe llogaritja

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar së fundmi manualin që përcakton përfitimet që lindin nga sigurimet shoqërore. ISSH-së mbështetet në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë“, të ndryshuar, VKM-ve, Udhëzimeve të Ministrisë së Financave dhe të ISSH-së, të cilat kanë dalë në zbatim të Ligjit të sigurimeve shoqërore, llogarit dhe jep përfitimet, të cilat sqarohen në manualin e fundit.

Të ardhurat që përfitohen nga Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, janë si më poshtë:

I.Përfitimet nga Pensionet.

Swiss Digital Desktop Reklama

II. Përfitimet nga Dega e sigurimit të aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale.

Swiss Digital Mobile Reklama

III. Përfitimet nga Dega e sigurimit të barrëlindjeve

IV. Përfitimet nga Dega e sigurimit të sëmundjeve

Përfitimet nga dega e sigurimit të pensioneve

Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në zbatim të neneve 30 – 42, të kreut të III-të, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë“, të ndryshuar, personave të siguruar iu paguan përfitime, si më poshtë vijon:

  1. Pension pleqërie;
  2. Pension të reduktuar pleqërie;
  3. Pension si nënë me shumë fëmijë;
  4. Pension invaliditeti;
  5. Pension të reduktuar invaliditeti;
  6. Pension të pjesshëm invaliditeti;
  7. Pension familjar;
  8. Pagesë për vdekje.

I. Pensioni i pleqërisë

Baza ligjore:

a) Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

b) Rregullore nr.1 datë 21.10.2008 “Për caktimin, administrimin dhe pagesën e pensioneve”, e ndryshuar.

Kushtet e përfitimit:

a) Personat që kanë moshën dhe periudhat e sigurimit, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pleqërisë, sipas tabelave të mëposhtme:

Për Burrat 

Për Gratë 

b) Nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë mbi 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet periudhë sigurimi.

Masa e pensionit të pleqërisë:

– Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social;

– Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë periudhës kontributive;

– Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?