Tahiri-Bumçit: Vetëm ballkoni jot mbeti pa u mbjellë me kanabis

Në komisionin e jashtëm të Parlamentit të mbledhur sot për të miratuar një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Amerikës për forcimin e ligjit në kontrollin e drogës, pati një debat të ndezur por edhe disa batuta mes ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe deputetit demokrat Aldo Bumçi.

Tahiri- Bumçit: Prokuroria ka vërtetuar se nga zyra juaj kanë dalë fakse për Shkëlzen Berishën. Ndoshta dhe ju vetë zoti Bumçi si ish-ministër i Jashtëm duhej të ishit thirrur të dëshmonit për Gërdecin, sepse ju ka dalë emri. Sepse ka problem pandëshkueshmëria.

Bumçi: Ju mashtroni sepse s’ka asnjë fakt zyrtar nga Prokuroria. Çdo devijim tregon se ka probleme. Sepse ambasada e SHBA dhe zëvendëssekretarja Amerikane e Shtetit ka thënë mos kandido njerëz me të kaluar kriminale.

Tahiri: Dua t’ju siguroj se lufta kundër krimit të organizuar e informalitetit ka të bëjë me kapacitetin tonë teknologjik, infrastrukturor etj. Pavarësisht qëndrimit të opozitës ka kohë të bëhemi bashkë kundër krimit. Ma do mendja keni pasur të njëjtin qëndrim. Kur kryetari i PD Basha vajti atje dhe tha se u hoq droga nga Lazarati dhe u çua në vend tjetër. Sepse ka pasur përgjegjësi si ministër i brendshëm. Apo kur Berisha tha se policia ka marrë peng Lazaratin. Ne duhet të bëhemi bashkë në luftën kundër kriminalitetit.

Është hera e parë që Shqipëria nuk është më vend origjine. Kemi mesataren më të ulët të vrasjeve në 24 vite. Ju zoti Bumçi e mbani mend si konsiderohej Shqipëria. Dhe ndoshta vetëm ballkoni i shtëpisë tuaj mbeti pa u mbjell. Nga janari deri tani policia ka shkatërruar 230 mijë rrënjë kanabis. Mua më pyesni a janë kapur,  jo pse janë mbjellë.

SHKARKO APP