Tahiri del nga burgu, Basha: Goditje për shpresat e rinisë për drejtësi

Edhe Lulzim Basha ka reaguar për lirimin e Saimir Tahirit nga burgu, ku qëndroi 1 vit e 4 muaj. Gjatë një takimi me të rinjtë në Tiranë, Basha tha se vendimi i sotëm është një goditje për shpresat e rinisë për Drejtësië.

“Vetting-u i politikanëve. Edhe një që ishte i dënuar doli nga burgu. Vazhdon çështja në SPAK, për “shpërdorim detyrë”, goditje për shpresat e rinisë për drejtësi. Vetting-u njësoj si në drejtësi dhe polici, politikanët të jenë subjekt i holluar për pasurinë dhe të afërmit e tyre. Duhet të merret vesh kush është i korruptuar, kush është peng dhe tek kush.

Edhe një politikan i zgjedhur me votë nga qytetarët nuk do të abuzojë me pushtetin, por do të qëndrojë sipas mandateve, dy mandate që të arrijë axhendën që ka marrë votën e qytetarëve. Tre propozime që kthejnë fuqinë tek vota juaj. Jo bojkot, por të keni mundësi të flisni me votë. Rinia të flasë me votë. Gjëja e parë që të garantohet kjo është që ju të dëgjoheni”,-tha Basha.

SHKARKO APP