Tahiri del nga burgu. Ndërkombëtarët të shqetësuar, ja çfarë po kërkojnë
1 vit e 4 muaj në burg, fillimisht tek 313 në Tiranë, më pas Fier dhe për disa muaj në Lushnje, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka lënë këtë të premte qelinë e bugut. Gjykata e Elbasanit vendosi që Samiri Tahiri ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Vendimi u mor nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu.
Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se aktorët ndërkombëtarë po ndjekin me shqetësim procesin dhe po kërkojnë të njihen me dokumentacionet përkatëse.
Saimir Tahiri e nisi betejën e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj, të afërm të Tahirit.
Në vitin 2005, vetëm 26-vjeç, Saimir Tahiri u prezantua nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, si zëdhënësi i ri i partisë, atëherë në opozitë.