Tahiri: Hapja e Akademisë, përmbushje e një angazhimi për të rilindur Policinë

 

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh se hapja e Akademisë së Sigurisë, ku do të studiojnë punonjës policie për t’u emëruar oficerë, është përmbushja e një angazhimi për të rilindur Policinë.

Prej 10 vjetësh, oficerët e Policisë  ishin pa shkollën e arsimit të lartë, por kryenin kurset 6 mujore.

Tahiri tha se një nga arsyet për prapambetjen e Policisë, ishte niveli arsimor i ulët.

Ne morëm angazhim që do të rikthejmë Akademinë e Policisë, pra arsimin e lartë për punonjësit e Policisë, për nivelin e parë hetues dhe sot nisim klasën e parë të Fakultetit të Policisë.

Duke përdorur burimet njerëzore më të mira policore për mësimdhënien ashtu siç duke përdorur kapacitetet më të mira të partnerëve tanë, nëpërmjet binjakëzimit të Akademisë me institucionet analoge të vendeve të BE-së, për ta bërë mësimdhënien dhe mësim-nxënien në Akademi, një prioritet që do të sjelli realisht produkte kundër informalitetit , paligjshmërisë dhe kundër krimit”, tha për mediat Ministri.

Pritshmëria e publikut lidhur me Policinë është e lartë, përsa kohë kërkohet korrektesë, mirësjellje, kërkohet hetim i shpejtë i ngjarjeve kriminale, kërkohen produkte dhe rezultate konkrete të qëndrueshme  në luftën kundër krimit. Ashtu siç dihet që punët e mira nuk bëhen brenda ditës, do të thot ë që ne hedhim hapa konkretë për edukimin e kualifikuar të punonjësve të Policisë, për të patur rezultate sa më shpejt”, deklaroi Tahiri.

I pyetur nga mediat për mundësinë  e dorëheqjes pas sulmeve të opozitës, Tahiri tha se e ka dhënë një përgjigje dhe nuk ka ndërmed të largohet nga detyra, por ka shkuar në Prokurori dhe ka kërkuar hetimin e akuzave.

SHKARKO APP