Tahiri: Kriminelët, ne i kapim por drejtësia s’i ndëshkon

 

“Progresi konstaton se ndjekja penale e të arrestuarve nuk ka qenë maksimale. Ky është një tregues tjetër për të çuar përpara sa më shpejt reformën në drejtësi, që puna e policisë të mos shkojë dëm, që arrestimet e policisë të mos gjejnë amnisti joligjore në prokurori apo në sistemin gjyqësor, që pandëshkueshmëria të mos jetë ana tjetër e medaljes në punën e policisë së shtetit, që të  mos ndodhë më që policia i arreston dhe drejtësia i rikthen mes shoqërisë”.

Kështu u shpreh sot ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, teksa ka vlerësuar progres-raportin e Komisionit Europian për punën e policisë shqiptare si një “tregues suksesi”, teksa ka kritikuar më tej drejtësinë e cila sipas tij, e çon dëm punën e bërë nga forcat e rendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Raport progresi për luftën kundër krimit e korrupsionit është tregues real i suksesit të luftës sonë kundër krimit të organizuar, sidomos kundër drogës, por edhe axhendë prioritetesh në punën tonë”, tha gjithashtu Tahiri në konferencën për shtyp.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke përfunduar se “në dy vjet kemi shkatërruar 1.3 milionë rrënjë kanabis, 46 për qind më shmë se në tetë vjet të qeverisë së mëparshme”.

“Nuk presim që opozita të kërkojë ndjesë, por të mbështesë policinë e shtetit, pasi suksesi i policisë kundër krimit, paligjshmërisë, informalitetit, nuk është suksese ekskluziv i ministrit e mazhorancës, por sukses i përbashkët i shoqërisë”, konkludoi Tahiri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?