Tahiri në komisionin e Sigurisë për Lazaratin: Nuk kishim informacion nga SHISH

Ministri Tahiri ka raportuar duitëne sotme në Komisionin e Sigurisë Kombëtare rreth ngjarjes së ndodhur në Lazarat, ku mbeti i vrarë një efektiv i Renea-s.

Tahiri tha se ka paraqitur një dokument në komision, i cili është konfidencial.

Ministri i Brendshëm ka folur gjithashtu edhe për punën e bërë nga Policia e Shtetit për vendosjen e rendit në këtë fshat.

”Vjet i dhamë fund kriminalitetit masiv atje që gëlonte prej 2 dekadash. Vitin e kaluar eleminuam prodhimin masiv të lëndës narkotike qe shkonte ne miliona euro. Këto para korruptonin policine e djeshme, vendim marrjen e qeverive te kaluara Kur mora detyren, gjeta raportime te partnereve për çdo parcele te mbjellë. Ishin informuar deri te kryeministri i kohes. Nuk kam pergjigje pse nuk eshte nderhyre. Edhe kete vit forcat speciale ishin ne sherbim sepse gati gjysma e te kerkuarve ishin ende ne liste kerkim, madje kishin kryer edhe veprime te tjera", tha ai.

Tahiri ka kërkuar mbështetje pa dallim politik, ndërsa ka theksuar se policia nuk ka pasur asnjë informacion nga SHISH lidhur me kurthin që po përgatitej në Lazarat së fundmi ndaj efektivëve të policisë dhe Reneas.

“Ajo qe ndodhi ishte fatkeqesi e rende te gjithe. Gjeti pergjigjen e duhur me arrestimin. Nuk kishim informacion per pabesine as nga SHISH. Sfida e luftes kunder kriminalitetit nuk eshte e mbyllur kurre per ne dhe çdo vend te globin. Sot shteti eshte ne detyre dhe ky eshte dallim. Lazarati dje ishte Republikë brenda Republikës. Kerkoj mbeshtetjen per nje lufte te perbashket pa dallim politik. Edhe opozita pjese e perpjekjes. Kam besim qe edhe ish ministrat e Brendshëm, bashkarisht kemi çliruar vendin , detyre qytetare, nga lendet narkotike, tha Tahiri në raportimin e tij para komisionit.

SHKARKO APP