Tahiri nga Lezha: Akuzat ndaj meje, nuk ndikojnë në punën time

Ministri Tahiri pas takimit me strukturat policore në Lezhë dha një prononcim për mediat, ku tha se besimi i qytetarëve tek policia rrit bashkëpunimin dhe mundësinë për të luftuar krimin e paligjshmërinë.

“Ne jemi shume te vendosur te shtojme kapacitetin e policise per t'u sherbyer qytetarëve dhe per te rrenjosur fort tek çdo punonjës policie mentalitetin e sherbimit dhe filozofinë e sherbimit tek qytetarët. Ne besojmë shume qe besimi i qytetarëve tek policia rrit bashkepunimin dhe rrit mundesine e policisë per te luftuar informalitetin, paligjshmërinë dhe informalitetin. Qarku i Lezhes ka qene dhe mbetet prioritet i policise se shtetit. Ne mendojmë qe ka vende per tu permiresuar puna, veçanërisht lidhur edhe me ngjarjet e fundit kriminale, dhe per kete arsye kemi planifikuar disklolimin me te shpeshte ne mos permanent te FNSH, ne zona te caktuara te Qarkut aty ku harta e kriminalitetit eshte dhe me e larte. Por per ne mbetet themelore rritja e sherbimit ndaj qytetarëve, mjafton tu them se nga 1 janari deri me sot jane mbi 200 mije telefonata ne policine e shtetit, shume me shume se 1 vit me pare, kjo do te thote qe qytetarët besojnë tek policia e shtetit. Jane mbi 25 mije raportime ne Komisariatin Dixhital, do te thote qe qytetarët besojnë akoma me shume te policia e shtetit. Dhe ne i ftojme qytetarët qe te shkembejne informacione me policinë qofte ne rruget tradicionale qoftë nepermjet Komisariatit Dixhital, ne menyre qe partneriteti mes qytetarëve dhe insitucioneve, qytetarit dhe policise te sherbeje per te ndertuar qytete me te sigurta dhe nje shoqëri me te drejte”, u shpreh Tahiri.

 

SHKARKO APP