Tahiri: Policit Zagani, Berisha i dha prona në Orikum. Keni blerë intervistën

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar sot në Kuvend lidhur me akuzat e PD-së dhe ish-zyrtarit të policisë, Dritan Zagani, i cili pretendon se ministri është i përfshirë në trafik droge.

Në fjalën e tij, Tahiri tha se Zaganit i janë dhënë prova nga qeveria e kaluar në Orikum. “Për çfarë arsye i kini dhënë Zaganit pronë në Orikum, me vendim qeverie. Keni blerë intervistën”,- tha Tahiri.

Ish-oficeri Zagani ka akuzuar Tahirin për përfshirje të të afërmeve të tij në trafikun e drogës në zonën e Vlorës.

Ministri u shpreh se është i gatshëm të përballet me ligjin për çdo akuzë, por jo për sajesa dhe histori të paqena.

Lajme të tjera për zhvillimet sot në Kuvend:

Nis me tensione Kuvendi

Miratohet kërkesa për arrestimin e deputetit Armando Prenga

Meta sqaron akuzat ndaj tij

 

Berisha: Paulin Sterkaj goditi me qytën e pistoletës kryetarin e PD

SHKARKO APP