Tahiri: Regjistrimi i emigrantëve, t’u garantojmë votën
Regjistrimi i emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit tonë, krijon premisa për t’u garantuar atyre edhe të drejtën e votës.
Kështu e ka argumentuar sot ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri para deputetëve të komisionit parlamentar të Sigurisë, projektin e regjistrimit të shtetasve shqiptarë jashtë territorit të vendit. Duke shtuar se ky projekt shërben në fund të fundit për të krijuar edhe një lidhje të emigrantëve me atdheun e tyre.
Sipas të dhënave, në regjistrin e gjendjes civile janë regjistruar 4.4 milionë qytetarë shqiptarë, teksa jashtë vendit kanë lindur plot 275 mijë fëmijë.
KOHA JONË SONDAZH

