Tahiri rinis betejën në Apel më 20 dhjetor

Në datë 20 dhjetor ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të rinisë betejën me drejtësinë. Seanca te gjykata e Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit është caktuar në orën 09:00. Dosja e Saimir Tahirit në Apel do të gjykohet nga Daniela Shirka që është kryesuese dhe Engert Pëllumbi, Ilirjana Olldashi ka dhënë dorëheqjen dhe pritet zëvendësimi nga KLGJ.

Disa javë pasi Gjykata e Lartë zbardhi vendimin, dosja në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Jaeld Çelës u regjistrua në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme me argumentin se gjatë procesit kundër Saimir Tahirit ka pasur shkelje procedurale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpos konfliktit të interesit të gjyqtares Albana Boksi, gjykata thekson se prokuroria u dha fakteve penale cilësim të ndryshëm nga akuza dhe se nuk i dha mundësinë ish-ministrit të mbrohej për akuzën e shpërdorimit të detyrës që u dënua me 5 vite burg i konvertuar në 3.4 vite shërbim prove.

Swiss Digital Mobile Reklama

SPAK e akuzoi për trafik droge, por gjykata ish-ministrin e Brendshëm e dënoi vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa me prishjen e vendimit nga Gjykata e Lartë, dosja rikthehet edhe njëherë në Apel.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?