“Tahiri”, Salianji: Do ta shpagonte dëmin, nëse bashkëpunon me drejtësinë

“Shpagimi për Saimir Tahirin do ishte bashkëpunimi i tij me drejtësinë”. Kështu u shpreh deputeti i PD, Ervin Salianji për Report Tv, duke komentuar dorëzimin e mandatit të deputetit nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i vënë nën akuzë nga Prokuroria për trafik droge me grupin Habilaj.

“Ne kemi denoncuar që në fillim se Saimir Tahiri ishte përfaqësuesi i krimit në qeverisje dhe ndërtoi një sistem. Nëse do bija për një gjë dakord me Tahirin, është se fajin nuk e ka vetëm individi, por sistemi i ndërtuar me kriminelë për kapjen e policisë së shtetit, për të vjedhur zgjedhjet. Gjithë kohën Tahiri ka qenë i përdorur nga Rama. Edhe sot Tahiri zgjodhi të jetë kamikaz i Edi Ramës.

Pas raporteve të ndërkombëtarëve dhe presioneve, Rama vendosi të bëjë pakt me Tahirin, për të dhënë dorëheqjen që gjasme këtu po funksionon diçka. Shpagimi për Tahirin, për atë që ka krijuar te shoqëria shqiptare, nxirja që i është bërë Shqipërisë, do ishte duke u kthyer i penduari i drejtësisë, si i penduari i drejtësisë drejtësia shkon te Edi Rama”- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Provat janë pastruar, megjithatë, shton Salianji, Prokuroria duhet ta arrestojë. Në të kundërt, tha ai, Prokuroria është kapur nga Rama dhe ajo që mbetet është largimi i kryeministrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dorëheqja e Tahirit bëhet në një moment kur Orest Sota largoi 800 e ca milionë lekë, pastroi provat. Nëse Prokuroria nuk e arreston siç e ka kërkuar, do të thotë se presioni politik dhe kapja e Prokurorisë prej Ramës ka shkuar në nivele të paimagjinueshme. Dhe ajo që mbetet është largimi i Edi Ramës me çfarëdolloj forme”- u shpreh deputeti i PD.

Edhe pse Saimir Tahiri nuk është më ministër i Brendshëm prej rreth një viti, cikli i kriminalitetit vijon njësoj, tha Salianji. Sipas tij, komisioni hetimor duhet të hetojë jo vetëm Tahirin, por edhe institucionet shtetërore të cilat lejuan kanabizimit.

“Gjithë struktura dhe infrastruktura e drogave vijon njësoj. Kjo tregon se Tahiri ka qenë vetëm një prej personave që merrej me kultivimin, përhapjen dhe favorizimin e grupeve kriminale. Komisioni duhet të nxjerr jo vetëm përgjegjësinë e Tahirit, por të të gjithë institucioneve shqiptare. Ky hetim duhet të nxjerrë para përgjegjësisë të gjitha institucionet që lejuan dhe çuan në këtë situatë Shqipërinë”– theksoi Ervin Salianji.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?