Tahiri sërish kundër drejtësisë: Liron kriminelët që kap policia

 

Policia shqiptare, përveçse në rrugë me kriminalitetin, i duhet të përballet edhe me të njëjtët kriminelë që arrestohen një herë dhe drejtësia e korruptuar i kthen mbrapsht.

Këtë shqetësim të ngritur pak ditë më parë ndaj sistemit të drejtësisë, që sipas tij, liron kriminelët e kapur me mundim nga policia, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, e ka ngritur edhe gjatë ditës së sotme, teksa u prezantua Kodi i Etikës.

"Unë e kuptoj që të jesh punonjës policie, sot nuk është e lehtë. Veç rrëmujës së përditshme që dëgjohet në televizor, me akuza të paimagjinueshme rreth policisë së shtetit, ju keni një sfidë më të madhe në rrugë përballë paligjshmërisë e kriminalitetit që shpesh me një telefon krijon kontakte me zyrtarë apo njerëz që përpiqen t'i japin imunitet paligjshmërisë dhe kriminalitetit. Por dhe me një vështirësi tjetër tërësisht të padrejtë. Kriminaliteti që kthehet në shoqëri për shkak të korrupsionit në drejtësi. Kjo është një vështirësi e dytë për të luftuar të njëjtët kriminelë që arrestoni një herë dhe drejtësia e korruptuar ua kthen mbrapsht", tha ai.

 

 

SHKARKO APP