Tahiri: Veliaj do e sjellë Tiranën në rrugën e duhur

 

Fjala e Saimir Tahirit në mitingun përmbyllës të Veliajt në Tiranë:

"Mirëmbrëma Tirana, nga Krraba në Ndroq, nga Vaqarri Njësia 1, Dajti Njësia 2, Njësia 3, Njësia 4! Mirëmbrëma Njësia 5, mirëmbrëma Kombinati, Njësia 6, Njësia 7, Njësia 8, Njësia 9, Njësia 10! Mirëmbrëma Lapraka, Njësia 11, mirëmbrëma qytetarët e Tiranës!

Miqtë e mi, katër vjet më parë, jo më shumë se 100 metra nga këtu, protestonim, se i vodhën qytetit dinjitetin dhe mundësinë për të ndryshuar dita-ditës! I vodhën qytetarëve të Tiranës qytetin. Jua thamë asokohe, i vodhën mundësinë që Tirana të bëhet më e mirë. Me një njeri që flinte gjumë. E patë dje! Mbushte furgonët, zbrazte zyrën. Ende sot nuk ka dalë njëherë të bëjë bilancin para qytetarëve të Tiranës.

Ore, ç‘ka bërë ky njeri në katër vjet!? A bëri ndonjë punë, a s’bëri ndonjë punë?! Nuk ka fytyrë, Lul Basha, të dalë para qytetarëve të Tiranës dhe të thotë, po, unë bëra një, dy, tre!… Ende nuk e ka bërë këtë! Miqtë e mi, kemi një detyrë shumë të rëndësishme. Për 50 orë që kanë mbetur, na duhet të takohemi me çdokënd, të flasim me të gjithë ata që s’kemi folur ende. Të bëhemi bashkë me të gjithë qytetarët e Tiranës, të flasim me të gjithë ata që bashkohen me ne, me Erion Velinë, Partinë Socialiste, ASHE-në, për ta çuar Tiranën në rrugën e duhur!

Kemi shansin historik për ta sjellë Tiranën në rrugën e duhur, me projektet dhe vizionin që do e bëjë jetën e qytetarëve më të mirë! Ndaj në këto 50 orë, trokisni në çdo derë, bisedoni me çdokënd, dhe dita e votimit të jetë dita e festës për ta sjellë Tiranën në rrugën e duhur, me njeriun e duhur, me Erion Velinë, Partinë Socialiste të Shqipërisë, nr.23, nr.6 dhe Aleancën për Shqipërinë Europiane! Dhe më takon mua, privilegji të thërras këtu para jush, mikun tim, shokun tonë, shokun e të rinjve dhe të rejave të Tiranës, kandidatin fitues, tonin, të PS-së dhe ASHE-së, kryetarin e ardhshëm të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj!"

SHKARKO APP