Tahiri: Zjarri te laboratori, PD të më kërkojë falje

 

“Tani që ekspertiza thotë se zjarri ishte aksident nga rrjeti elektrik, do kërkoj falje PD-ja për 10 konferencat me akuza kundër meje për zjarrvënie të qëllimshme?”.

Kështu shkruan ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në Facebook, teksa pas flakëve të rëna pak ditë më parë tek korridori i Laboratorit kriminalistik, opozita akuzoi menjeherë ministrin e Brendshëm si zjarrvënës për shkatërrimin e provave.

Por mediat publikuan raportin e detajuar të ekspertëve të pavarur, që përcakton se shkaku i rënies së zjarrit ishte cilësia e dobët e ndriçuesve dhe pas publikimit të këtij raporti, ministri Tahiri reagoi duke ngritur pikëpyetjen e mësipërme.

 

SHKARKO APP