Tahirin e përjashtojnë nga Komisioni, prish imazhin e Shqipërisë
Ish-ministri i Brendshëm, njëkohësisht deputet në kuvendin e Shqipërisë, Saimir Tahiri, është përjashtuar nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociimin, i cili mblidhet në Tiranë në fillim të javës së ardhshme.
Kryetari i Komisionit të Integrimit Genc Pollo, në fillim të seancës plenare, i kërkoi Kryetarit të Kuvendit që Saimir Tahiri të mos jetë pjesë e delegacionit të palës shqiptare, sepse “prezenca e tij në Komison me eurodeputetet të hënën dhe të martën dëmton reputacionin e Shqipërisë”.
Deri paradite Tahiri figuronte si përfaqësues i Partisë Socialiste për Komisionin Parlamentar të Stabilizim Asociimit, por Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi siguroi se Tahiri nuk do të jetë më pjesë e Komisionit që dikskuton me parlamentin Europian ecurinë e Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit.

Nuk dihet nëse emri i është hequr, pasi faqja e Parlament.al ka ”rënë”.

KOHA JONË SONDAZH

