Takime me qytetarë dhe biznese në Tiranë/Gjosha: Më 25 Prill rikthejmë vëmendjen te ekonomia

Kandidatja për deputete e LSI-së, pjesë e listës së Tiranës, Klajda Gjosha ka vijuar edhe këtë të premte takimet me qytetarë dhe biznese në njësinë nr.7. Sipas saj, më 25 prill do të rikthehet vëmendja tek ekonomia. ”Në njësinë 7 të Tiranës, ku u takuam me shumë qytetarë dhe biznese. Problemet me të cilat përballen çdo ditë e vështirësojnë jetesën dhe sakrifikojnë shumë për të mbajtur biznesin në këmbë. Më 25 Prill rikthejmë vëmendjen te ekonomia, te problemet e qytetarëve, te rikthimi i shpresës”,-shkruan Gjosha në facebook.

SHKARKO APP