“Takimet elektorale të Rilindjes vazhdojnë në ditën me diell dhe me shi pa respektuar asnjë protokoll!”
Sekretarja e Përgjithshme e LSI në Elbasan, Klaudia Krasnika, ka postuar disa foto të takimeve elektorale të Rilindjes në Librazhd, pa maska, pa distancë, pa respektuar asnjë protokoll sigurie kundër Covid-it.
Krahas fotove, Krasnika shkruan se “policia nuk ka urdhër politik për të gjobitur apo ndaluar aktivitetin Politik të “Rilindjes”. Protokollet dhe gjobat janë vendosur vetëm për opozitën dhe veçanërisht për LSI! ”
Postimi në Facebook
Librazhdi mesa duket ka fituar ” Imunitetin e tufës”!
Takimet Elektorale vazhdojnë në ditën me diell dhe me shi pa respektuar asnjë protokoll!
Policia sigurisht që nuk ka urdhër politik për të gjobitur apo ndaluar aktivitetin Politik të “Rilindjes”
Aspak çudi!
Protokollet dhe gjobat janë vendosur vetëm për opozitën dhe veçanërisht për LSI!
Për LSI-në makthin e Edi Ramës, që s’ka gjetur sipërfaqen e duhur për të fabrikuar Skrapin 😂
Librazhdi mesa duket ka fituar ” Imunitetin e tufes”!
Takimet Elektorale vazhdojne ne diten me diell dhe me shi pa…Posted by Klaudia Krasnika on Friday, February 12, 2021